Gjendje e rënduar në Pejë: 50 pacientë po trajtohen për Covid 19

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 11:52
Gjendje e rënduar në Pejë: 50 pacientë po trajtohen për Covid 19

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 50 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 192 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe 15 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore ngase një lindje ka qenë binjake.

190 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,807 analiza, ndërsa janë kryer 5 Operacione.

(Kosova Sot Online)