Vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga Specialja për gati 3 orë

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 12:28
Vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga Specialja për gati 3 orë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka rreth tre orë që është duke u intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë.

Intervistimi i tij ka filluar në orën 9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, derisa intervistimi i tij po vazhdon ende.

Ahmetit ftesa nga Specialja i kishte shkuar në muajin korrik të këtij viti, derisa ai kishte shprehur gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

(Kosova Sot Online)