Ministria e Shëndetësisë të çlirohet nga kapja kriminale e oligarkëve Devolli

Ministria e Shëndetësisë të çlirohet nga kapja kriminale e oligarkëve Devolli
Ministria e Shëndetësisë të çlirohet nga kapja kriminale e oligarkëve Devolli

Dardan Grapci

  • 02 shtator 2020 - 07:40

Shkruan-Dardan Grapci

“Shteti i Kosovës duhet urgjentisht ta anuloj vendimin e Ministrisë se Shëndetësisë si dhe ta shkarkoj personin i cili ia ka dhënë licencën për PCR vajzës se Blerim Devollit. Qeveria e Kosovës duhet të votojnë edhe një ligj anti monolog, kiu ku monopoli DEVOLLISTAN duhet të bjerë, dhe le të ju japin shans edhe bizneseve të tjera dhe laboratorëve të tjerë serioz që të përfitojnë dhe japin kontributin me çmime të arsyeshme dhe të përballueshme për standardin e qytetarëve të Kosovës. Çmimet të rregullohen sipas standardeve të Kosovës, çmimi që duhet të jetë më favorit për një test është jo më i lartë se 15 EURO, as më pak e as më shume, dhe mendoj që kjo shifër është primare dhe do të ishte e mirë për të gjithë, në përjashtim të atyre që janë duke jetuar dhe duke u ndihmuar përmes asistencës sociale dhe pensioneve. Gjithashtu duhet të pezullohet në tërësi licenca e laboratorit "Medical Laboratory Services".

- Ministria e Shëndetësisë si duket po funksionon më shumë në favor të zhvatësve se sa në favor të atyre që dëshirojnë tu ndihmojnë qytetarëve të Kosovës. Ministria e Shëndetësisë ka gabuar që ia ka hequr licencën UBT-së, është dashur që edhe laboratori i UBT-s të jetë në funksion dhe jo vetëm ai i e vajzës së Blerim Devollit - "Medical Laboratory Services". Dhe problemi më kryesor i krejt kësaj është edhe çmimi skandaloz. A kanë këta DEVOLLI pak ndjenja apo krejt jetën po mendojnë se qysh me fitua para? A e dinë këta njerëz që kur vdesin asnjë cent e asnjë gjë nuk mund ta marrin me vete?, sepse varri është i njëjtë si për të pasurin ashtu edhe për të varfrin. DEVOLLEVE krejt kjo shumë shpejtë do ju del nga goja, sepse janë mbushur vrer dhe helm, janë mbushur taksirat që nga dita e parë kur kanë filluar të operojnë në Kosove si korporatë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".