Britanikët i bëjnë bashkë departamentin e diplomacisë dhe zhvillimit, zotohen për Kosovën

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 14:42
Britanikët i bëjnë bashkë departamentin e diplomacisë dhe zhvillimit, zotohen për Kosovën

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka njoftuar se sot një ministri e re në Britani të Madhe do të integrojë Zyrën për Marëdhënie të Jashtme të Britanisë në Ministri për Marëdhënie të Jashtme dhe Departmentin për Zhvillim Ndërkombëtar.

Kjo ministri do të bashkëdyzojë zhvillimin dhe diplomacinë në një department të vetëm.

Në njoftimin e Ambasadës britanike thuhet se bashkëpunimi dhe partneriteti përmes kësaj ministrie  do të vazhdojë me Kosovën për të ndërtuar marrëdhëniet e forta dhe historike mes dy shteteve.

“Sot shënohet dita e parë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zyrës për Zhvillim, një ministri e re në Britaninë e Madhe që integron Zyrën për Marëdhënie me Jashtë dhe Departmentin për Zhvillim Ndërkombëtar. Ministria do të integrojë zhvillimin dhe diplomacinë në një department të vetëm që do të sjellë përpjekjet më të mëdha ndërkombëtare të Britanisë, duke vepruar si forcë për të mirë në botë dhe duke I mbrojtur interesat kombëtare të Britanisë. Ne vazhdojmë të jemi plotësisht të përkushtuar për partneritetin tonë me Kosovën, për t’u fuqizuar në  marëdhëniet tona historike për të sjellur një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës së Britanisë së Madhe.

(Kosova Sot Online)