Daçiq: Krejt varet se kush çka pret nga ky takim i Washingtonit

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 09:51
Daçiq: Krejt varet se kush çka pret nga ky takim i Washingtonit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se takimi i përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një hap përpara, ose një debakël në dialog, varet nga kush se çka pret nga ky takim.

Kryediplomati serb shtoi se Serbia është për marrëveshje dhe negociata, por jo edhe për një ultimatum.

“Presioni mbi shtetin dhe mbi njeriun personalisht do të jetë i madh, me shantazhe, kërcënime për të ardhmen e tij dhe të gjithë vendin, por unë gjithashtu e di se si reagon Aleksandar Vuçiq ndaj kësaj. Kështu që unë nuk e këshilloj që të shkojë përmes ultimatumit në rastin e Serbisë dhe Vuçiqit, që nuk është mënyra për të zgjidhur problemin, ne jemi për bisedime dhe marrëveshje, por nuk pranojmë ultimatume”, tha Daçiq.

(Kosova Sot Online)