Ç’kapja e sistemit të drejtësisë në Kosovë në varshmëri të pritjes nga efikasiteti i Gjykatës Speciale për krimet e luftës

Ç’kapja e sistemit të drejtësisë në Kosovë në varshmëri të pritjes nga efikasiteti i Gjykatës Speciale për krimet e luftës
Ç’kapja e sistemit të drejtësisë në Kosovë në varshmëri të pritjes nga efikasiteti i Gjykatës Speciale për krimet e luftës

Nexhat Haziri

  • 03 September 2020 - 07:38

Shkruan:Nexhat Haziri

“Duke marrë parasysh një situatë të tillë, sa i përket funksionimit të shtetit ligjor, aktivizimi i shtuar të veprimeve nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Hagë, duket sa e ka marrë vëmendjen e opinionit vendor sa i përket fushës së drejtësisë, por që duhet pranuar se po krijon një shpresë te qytetarët e vendit, se kjo gjykatë do të bëjë edhe çlirimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, pasi emrat e të ftuarve dhe atyre që pritet të ju ngritët aktakuza, janë po ata që për dy dekada përmes politikës dhe formave të tjera e kanë ndikuar edhe drejtësinë në Kosovë”.

-Deri sa të fortit e politikës, për njëzet vite ishin sinonim i politikës, drejtësisë, biznesit, të lidhur me krimin e organizuar, dhe rrjeti që këta krijuan në Kosovë e që quhet kapja e shtetit, është e pamundur që çfarëdo veprimi nga sistemi i drejtësisë. Natyrisht që faktor të tjerë për këtë “përgjumje” të sistemit të drejtësisë, kanë ndikuar edhe proceset e tjera siç është dialogu me Serbinë si dhe gjendja e rëndë me pandeminë, por që kanë krijuar dhe po e mbajnë vendin si një teren i përshtatshëm kur krimi i organizuar dhe korrupsioni janë të pandëshkueshëm nga sistemi i drejtësisë".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".