E bëri dasmën në kohë të koronavirusit, nusja u kërkon të ftuarve të shtrihen si të vdekur

  • E. /
  • 03 September 2020 - 14:54
E bëri dasmën në kohë të koronavirusit, nusja u kërkon të ftuarve të shtrihen si të vdekur

Dasma është dita më e rëndësishme për secilin prej nesh dhe e gjithë vëmendja është tek nusja dhe dhëndri. Prandaj mos lejoni Covid-19 të errësojë ditën më të bukur të jetës tuaj.

Këto janë fjalët e një nuse e cila ka organizuar dasmën e saj në Kanada dhe i ka kërkuar mysafirëve të hiqeshin si të vdekur gjatë setit të tyre fotografik.

Imazhet të cilat u postuan në forumin Reddit’s Wedding Shaming, tregojnë nusen dhe dhëndrin kanadez të veshur me maska ëPlague, ndërsa mysafirët e tyre shtrihen si të vdekur në tokë.

Nusja i ndau fotot e setit në një grup në “Facebook” dhe shkruan: “Për të gjitha nuset Covid, mos e lini në hije argëtimin tuaj!”

Këto foto nuk u pritën mirë nga komentuesit të cilët shkruan se kjo ishte gjëja më e neveritshme që kishin parë, pa shije dhe thjesht një gjest i sëmurë.

(Kosova Sot Online)