Lajm i mirë: Gjatë 24 orëve në Kosovë 190 persona shërohen nga Covid 19

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 15:18
Lajm i mirë: Gjatë 24 orëve në Kosovë 190 persona shërohen nga Covid 19

Numër i madh i të shëruarve nga koronavirusi është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se 190 persona janë shëruar.

Kësisoj, totali i të shëruarve në vend ka shkuar në 10.113.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

(Kosova Sot Online)