Kurti: Sa më shumë qeveritarë në Washington, Kosova më mirë i ka punët me Covid-19

  • A.P /
  • 03 September 2020 - 17:01
Kurti: Sa më shumë qeveritarë në Washington, Kosova më mirë i ka punët me Covid-19

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka thënë se shkuarja e një pjese të kabinetit qeveritar në Washington mund ta përmirësojë situatën me Covid-19.

Kurti në konferencën e thirrur për media lidhur me takimin në Shtëpinë e Bardhë ka ironizuar duke thënë poashtu se i ka ngelur merak që nuk e morën edhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Pasi 1/3 e kabinetit qeveritar ka shkuar në Washington, edhe përmirësohet ca situata me menaxhimin e Covid-19. Sa më shumë prej tyre në Kosovë aq më keq për Kosovën, mbase mund të na ngelet pak marak që nuk e morën edhe ministrin e Shëndetësisë me vete” , ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)