
Lexoni edhe:
Dalin fotografi të Hotit e Vuçiqit brenda Shtëpisë së Bardhë, i pret Grenell
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sapo ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë ku po zhvillohen bisedime ndërmjet Kosovës e Serbisë me ndërmjetësim të Administratës së Trump, mediat serbe janë kujdesur që të lansojnë një lajm se atje i shefit të shtetit serb po i ndodhë diçka e rëndë dhe se amerikanët po ia kërkojnë njohjen. Pala amerikane ka thënë se fokusi i dialogut atje është ekonomia dhe se politika do të lihet anash.
Njeriu më besnik i Vuciq, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq.
Dalin fotografi të Hotit e Vuçiqit brenda Shtëpisë së Bardhë, i pret Grenell
Lexoni edhe:
“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. “Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke,” u tha Mali gazetarëve, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike.
Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për gazetën Express ish -Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se Vuciq ka manipuluar me çështjen e njohjes vetëm sa për ta paraqitur se mbi supet e tij e ka një barrë të madhe të negocimit.
“Iluzionin për një marrëveshje përfundimtare në këtë takim e ka përhapur Vuçiqi duke manipuluar opinionin publik në Serbi sesa të vështirë e ka barrën e negocimit. Për marrëveshje finale kërkohet dinamikë e madhe diplomatike amerikane dhe evropiane për t’i bërë presion Serbisë për ta njohur Kosovën, gjë që nuk është reale që mund të ndodhë në këtë kohë” ka thënë Hoxhaj.
E Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA’së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëe shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës” janë arrogante.
“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prshtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë një takim i lehtë për ne. Për çdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithçka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.
“Duam paqe, duam stabilitet, duam përparim të Beogradit, Prishtinës dhe tërë rajonit tonë dhe para së gjithash duhet të brengosemi për popullin tonë në Kosovë e Metohi. Kam parë plotë deklarata arrogante të zyrtarëve shqiptarë nga Kosova e Metohia të cilët flasin për njohjen e Kosovës. Porosia ime për të gjithë në Serbinë tonë të bukur është – dorëzimi asnjëherë nuk është opsion. Rroftë Serbia” ka thënë Vuciq në një adresim që e ka publikuar në Instagram pa pranuar pyetje.
(Kosova Sot Online)