Pauzë në Shtëpi të Bardhë, Këshilltari i Trump: Serbia e Kosova po bëjnë progres, vazhdojmë pasdite

  • A.P /
  • 03 September 2020 - 18:59
Pauzë në Shtëpi të Bardhë, Këshilltari i Trump: Serbia e Kosova po bëjnë progres, vazhdojmë pasdite

Këshilltari i Presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka thënë se delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë filluar të bëjnë përparim që në takimin e parë.

Këtë O’Brien e ka bërë me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter.

“Liderët e Serbisë dhe të Kosovës që tani kanë filluar të bëjnë progres.  Bisedat tona këtë mëngjes u përqëndruan në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Mezi po presim takimet tjera gjatë pasditës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Emisari i posaçëm i presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar mediat dhe delegacionin serb duke thënë se nuk është e vërtetë se i është ofruar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit dokumenti për të nënshkruar njohjen e shtetit të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)