Takimet në SHBA, progres i madh drejt marrëveshjes Kosovë – Serbi, bisedimet vazhdojnë edhe sot

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 08:01
Takimet në SHBA, progres i madh drejt marrëveshjes Kosovë – Serbi, bisedimet vazhdojnë edhe sot

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacioni i Serbisë në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq dje kanë qenë prezent në dy takime të gjata në Shtëpinë e Bardhë të ndërmjetësuar nga këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien dhe emisari i posaçëm i tij Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Dy takimet, njëri në mëngjes dhe tjetri pasdite u vlerësuan si shumë të suksesshme ku thuhet të jetë arritur progres real.

Së paku kështu ka deklaruar këshilltari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump – Robert O’Brien.

Ai pas përfundimit të takimit të dytë ka shkruar se palët kanë arritur progres real dhe se bisedimet midis dy vendeve do të vazhdojnë edhe nesër.

O’Brien për takimet Kosovë – Serbi: Palët shënuan progres real sot, bisedimet vazhdojnë sot

Lidhur me këto takime dhe bisedime është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti pas takimit, ka deklaruar se sot kishte përparim dhe nesër pritet të përfundojnë të gjitha ato diskutime që I kishin sot para dhe pasdite dhe pret që të ketë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Serbinë.

Hoti theksoi se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme nuk do të vinë nga SHBA.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai.

Përfaqësues të mediave shqiptare që janë atje thonë se dy delegacioneve iu është ofruar një draft i marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj janë tërhequr nga ndërmjetësit në mënyrë që mos të dal në media.

Përndryshe, përveç vazhdimit të takimit, nesër në SHBA janë paraparë edhe dy takime, ai në Shtëpinë e Badhë dhe me sekretarin Pompeu, ku edhe do të ketë konferencë për media.

Kryhet takimi në Shtëpinë e Bardhë, Hoti konfirmon se ka dakordim për një marrëveshje nesër

E në mediet serbe, por gjithashtu nga goja e shumë zyrtarëve serbë u shpërnda lajmi se në Shtëpinë e Bardhë, palës serbe iu është paraqitur një dokument i cili parasheh njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Deklaratat dhe raportimet e tilla u përgënjeshtruan shkurtimisht nga emisari i posaçëm, Richard Grenell.

Grenell demanton mediet e Vuçiqit për dokumentet për njohje të Kosovës: Nuk është e vërtetë

Por, edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq ka deklaruar se SHBA-të e kanë hequr nga marrëveshja pikën ku Serbia detyrohet ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i njëjti ka thënë se bisedimet vazhdojnë nesër por se nuk e di nëse do të ketë marrëveshje.

Gjithashtu në media është raportuar se nesër në takim do të jetë prezent edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump për arsye se palët janë pajtuar për një marrëveshje ditën e nesërme.

(Kosova Sot Online)