Shpallen heronj nga presidenti të gjithë pjesëtarët e Policisë të rënë në detyrë

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 10:36
Shpallen heronj nga presidenti të gjithë pjesëtarët e Policisë të rënë në detyrë

Presidenti, Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë.

Këshilltari i kreut të shtetit për siguri, Bashkim Smakaj, në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, e ka bërë të ditur vendimin e Thaçit.

“Presidenti bazuar në kompetencat kushtuese që ka, me dekret presidentcial i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së rënë  në detyrë”.

Përderisa vet presidenti Thaçi ka nisur ditën me një dedikim për Policinë e Kosovës, me rastin e 21-vjetorit të themelimit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai është shprehur mirënjohës ndaj tyre, për punën dhe angazhimin në këto 21 vjet.

“Faleminderit afër 19 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet”, shkruan Thaçi, mesazh të cilin e ka shoqëruar me një fotografi.

(Kosova Sot Online)