Ekipi i Avdullah Hotit shëtitje në Amerikë në emër të shtetit, për interesa personale me zhvatje të buxhetit

Ekipi i Avdullah Hotit shëtitje në Amerikë në emër të shtetit, për interesa personale me zhvatje të buxhetit
Ekipi i Avdullah Hotit shëtitje në Amerikë në emër të shtetit, për interesa personale me zhvatje të buxhetit

Dardan Grapci

  • 04 September 2020 - 07:34

Shkruan:Dardan Grapci

“Po ju them kryeministër, mjerë Kosova dhe qytetarët e saj se kush po i udhëheq, mjerë Kosova në duart e kujt ka ra. Jam i bindur që me pas ditë këta dëshmorët e lirisë që kanë luftuarpër çlirimin e këtij se do të vjen koha kur me Kosovën do bëhen pazare, asnjëherë armen në dorë s’do e kishin marrë. Kjo qeveri duhet të rrëzohet, dhe jo vetëm të rrëzohet, por edhe të ndiqen e hetohen drejtuesit e saj, që politikat e tyre të ndyra të dalin në dritë, ku qytetaret ta kuptojnë se këta janë e zeza e shtetit dhe vetvetes”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është dashur të shkoj në Uashington i vetëm, në përcjellje të ndonjë ministri të linjës, e jo me një gardë ministrash dhe zëvendës-ministra, ku njëri nga ata e ka marrë në ketë udhëtim edhe gruan e tij me fëmijë. Mënyra se si këta kanë udhëtuar për në SHBA, grupi i cili ka shkuar atje, na bënë të kuptojmë se kanë për qëllim vetëm një shëtitje njëjavore dhe përfitime personale për interesat individuale. Prandaj unë kam një pyetje për kryeministrin: Me paratë e kujt po shkoni në këtë udhëtim? A po udhëtoni me paratë e juaja nga llogarit e juaj bankare apo me taksat e qytetareve?. Kryeministër, jam i sigurt që kaq shumë shpenzime për një shëtitja kaq të madhe grupore e një javore nuk do ta bënit kurrë nga xhepi i juaj. Kryeministër ti nuk je burrë e lëre më një individ që din si udhëhiqet shteti, sepse një burrështetas serioz nuk e merr një ushtri të tërë në delegacion me vete, por shkon i vetëm ose më dy tre ekspertë të fushës përkatëse. Serbia është duke e luajtur një lojë të dyfishtë, ku për fat të keq gjithmonë po kanë sukses, gjithashtu po kanë dokumentacione në favor të tyre, kurse ju dhe këta ministrat tuaj keni shkuar në Uashington duke menduar që po shkoni ta shikoni ndonjë film apo ndonjë ndeshje të futbollit amerikan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".