Prishtinasi kapet me sigurimin e KEDS’it, tenton ta therë me thikë

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:31
Prishtinasi kapet me sigurimin e KEDS’it, tenton ta therë me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje paradite kanë arrestuar një person në kryeqytet.

Sipas raportit 24 orësh të policisë nër rrugën “Nazim Gafurri” është arrestuar një person pasi që i njejti është fjalosur dhe më pas ka tentuar t’i godas dy viktima, njëri prej tyre punëtor i sigurimit të KEDS’it.

Të dyshuarit iu është konfiskuar thika derisa njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 03.09.2020 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një fjalosje ka tentuar ti godas me thikë viktima meshkuj kosovarë, njëri prej tyre punëtor i sigurimit në lokalin e KEDS -it. Nga i dyshuar është konfiskuar thika. I dyshuari dhe njëri prej viktimave kanë pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)