Qeveria austriake ndan nga 450 euro shtesë për secilin të papunë

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:46
Qeveria austriake ndan nga 450 euro shtesë për secilin të papunë

Në korrik, qeveria austriake vendosi të paguajë një shumë prej 450 eurosh si ndihmë shtesë për të gjithë personat që janë të papunësuar që nga 1 maji deri me 31 gusht, kanë njoftuar mediat austriake.

Përveç shumës si të papunë që keni marrë deri tash, të përcaktuar nga Enti i punësimit (Arbeitsmarkt – AMS), kjo do të jetë ndihmë shtesë (bonus).

Nga dita e mërkurë, paratë kanë filluar të transferohen në xhirollogaritë e personave të papunë (Arbeitslose Personen).

Në total, qeverisë austriake kjo ndihmë do t’ i kushtojë 180 milionë euro dhe do të përfitojnë rreth 400 mijë persona, ka njoftuar Ministria e Punës në Austri.

Paratë transferohen automatikisht, pra nuk është e nevojshme të bëhet ndonjë kërkesë e veçantë paraprake.

(Kosova Sot Online)