Fushë Kosovë: Një vajzë e bën llom duke e rrahur kolegun e punës, pastaj ia vjedh edhe paratë nga xhepi

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:48
Fushë Kosovë: Një vajzë e bën llom duke e rrahur kolegun e punës, pastaj ia vjedh edhe paratë nga xhepi

Një vajzë është arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë, ka raportuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar pasi që e ka sulmuar fizikisht në vendin e punës kolegun e saj dhe pastaj ia ka marrë paratë nga xhepi.

Viktima ka deklaruar se ajo ishte një ish punëtore në pomë të derivative që ishte larguar nga puna.

“Fushë Kosovë 03.09.2020 – 21:30. Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht në vendin e punë viktimën mashkull kosovar dhe më pas ka marr parat nga xhepi i tij. Sipas viktimës, e dyshuar ishte ish punëtore në pompën e derivateve dhe ishte e larguar nga puna. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)