Çka po ndodh kështu, ky shtet rimbyll 22 shkolla dhe 100 klasë pas shpërthimit të koronavirusit

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 15:14
Çka po ndodh kështu, ky shtet rimbyll 22 shkolla dhe 100 klasë pas shpërthimit të koronavirusit

Ministri francez i Edukimit, Jean-Michel Blanquer, lajmëroi këtë të enjte se do të mbyllë 22 shkolla dhe rreth 100 klasa, për shkak të shtimit të rasteve pozitive me COVID-19.

Ministri e dha lajmin duke folur për radio Europe 1, çka çon në rimbylljen e disa shkollave pas nisjes së mësimit më 1 shtator.

Blanquer deklaroi se situata do të shqyrtohet ditë pas dite dhe mund të ketë mbyllje të tjera.

Dyshohet se rastet e infektimeve janë të ardhura nga jashtë shkollës, ndërkohë që vijon kryerja e tamponëve për raste të dyshuara.

(Kosova Sot Online)