Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 08:24
Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur.

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 22:40 në rrugën “Fehmi Agani” ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vendngjarje policia ka kuptuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali ku është plagosur një person. Ai është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë. Sipas mjekëve kujdestar gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Në vendngjarje janë policia, njësitet e tjera relevante. Rasti po hetohet nga prokurori i rastit”, ka thënë Rugova.

 

(Kosova Sot Online )