Babai amerikan tregon si ta vendosni foshnjën në gjumë për më pak se një minutë

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 08:48
Babai amerikan tregon si ta vendosni foshnjën në gjumë për më pak se një minutë

Një burrë nga Teksasi, i cili është i njohur në internet për videot qesharake që i publikon në rrjetet sociale, e ka publikuar një video të shkurtër, me të cilën tregon se si ta vendosni në gjumë një foshnjë për më pak se një minutë.

Austin Miles e shfaqi një mënyrë të thjeshtë për futjen në gjumë të foshnjës duke e demonstruar atë me vajzën e vet katërmuajshe, të quajtur Charlie.

“Kam dëgjuar se nëse ia fërkoni butë vetullat fëmijëve, ata flenë”, tha ai, përderisa ishte i ulur në një karrige luhatëse dhe përgatitej për ta dëshmuar metodën, shkruan Daily Mail.

Kjo metodë besohet se funksionon për shkak se ledhatimi i vetullave e nxit foshnjën që t’i mbyllë sytë në mënyrë refleksive dhe ky gjest gjithashtu e relakson foshnjën.

Pas disa sekondave të luhatjes, gjatë së cilës kohë babai ia ledhaton butë njërën vetull vajzës, vogëlushja i mbyll sytë dhe babai bën një gjestë në shenjë triumfi pasi ia arriti qëllimit.

(Kosova Sot Online )