Vajza 15-vjeçe vdes nga mbidoza e ilaçeve pas lojës në “Tik Tok”, halla e saj thirrje prindërve: Veproni në kohë

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 09:51
Vajza 15-vjeçe vdes nga mbidoza e ilaçeve pas lojës në “Tik Tok”, halla e saj thirrje prindërve: Veproni në kohë

Një vajzë nga Oklahoma, 15 vjeçe, vdiq nga një mbidozë ilaçesh pasi bëri një ‘sfidë virale’ në TikTok.

Adoleshentët marrin sasi të mëdha të ilaçeve, përmes kësaj loje vrasëtare.

Chloe Marie Phillips, nga Blanchard i SHBA, vdiq në orët e para të mëngjesit të 21 gushtit.

Ajo vdiq pasi piu mbidozë kundër alergjisë “Benadryl”.

"Kjo duhet të ndalet", shkroi pas ngjarjes tragjike Janette Sissy Leasure, halla e madhe e Chloe, teksa e tëra familja e vajzës është tronditur.

Loja e rrezikshme e TikTok është bërë modë, teksa adoleshentët inkurajojnë njëri-tjetrin për të marrë dhe pirë shumë si sfidë mes tyre.

Në maj, ne Texas, tre adoleshentë u shtruan në spital për të njëjtën arsye.

Benadryl është emri i markës së ilaçit difenhidraminë që jepet pa recetë.

Mbidoza e lartë mund të çojë në sulm në zemër, goditje në tru, kriza, dëmtim të trurit dhe vdekje.

(Kosova Sot Online)