S'ka këmbim territoresh as shtet në shtet - e para dhe e fundit

S'ka këmbim territoresh as shtet në shtet - e para dhe e fundit
S'ka këmbim territoresh as shtet në shtet - e para dhe e fundit

Shefik Shkodra

  • 05 September 2020 - 09:17

Shkruan:Shefik Shkodra

“Nuk mund të besohet shumë në ta, jo veç për faktin se janë të pa përvojë në dialog me palën tjetër, por nuk e kanë edhe zërin e të gjitha partive dhe të qytetarëve të vendit. Nisja me pakicën e pa u marrë vesh me të gjithë, nuk shkruhet mirë. Madje, Abdulla Hoti nuk do të duhej të dëgjojë shumë për "kompromiset" që ia përkujtojnë e ia referojnë të tjerët. Nesër do t'i bëhet vonë këtij dhe qytetarëve të vendit”.

-Në një mënyrë nuk do të duhej të dyshohet në këtë grupin apo delegacionin kosovar për bisedime në Washingon, në Shtëpinë e Bardhë që do të takoheshin me atë të Serbisë, më 4 shtator. Një qeveri serioze për çështje të tilla si është rasti për Marrëveshje me Serbinë, do të duhej të merrte guxim ky delegacion, që ta tregonte veten, ashtu qysh nuk e mendojnë një pjesë e qytetarëve të Kosovës tash për tash. Me këtë rast kanë shansin të tregohen atdhetar të vërtetë, duke hedhur poshtë të gjitha propozimet e atyre që u konvenon të bëhet një farë pazari si "për së shkurti", sa për të përfunduar një punë. Se çfarë do të ishte kjo marrëveshje, sikur ndonjërit prej këtyre politikanëve nuk po u intereson aq shumë. Është nga lodhja, nga mosdija, nga neglizhenca, nga interesi i ngushtë, apo vërtet do të dilte zgjidhja më e mirë, për të cilën do të duartrokisnim të gjithë, e që tash ne nuk po e dimë. Por nëse, p.sh., vendoset për ndërrim territoresh, apo shtet në shtet, do të ishte diçka e përkohshme dhe e tmerrshme.

Propozimi ndërrim territoresh?! Këtë propozim shpeshherë po e mbështesin disa si alibi për tri komunat në Serbi. Mendoj që për këto tri komuna përfaqësuesit e politikës kosovarë kanë pasur mundësi që të mendojnë qe njëzet vite. Për këto, kemi thënë edhe më herët, është dashur të punohet me një intensitet më të madh edhe vendet e aleatët. Nuk po dua të them, se ka mjaft zbrazësi, me qëllim apo pa qëllim, një marrëveshje, sikur po publikohet propozimi, "hajt se mirë është ndërrim territoresh", ose "le të na pranojnë në OKB dhe mos të na pengojë Serbia për inkuadrim në Organizatat Botërore, dhe Kosova t'i japë këtë apo atë pjesë Serbisë, mendoj që do të bëhet një gabim më i madh se sa e si kemi qenë deri më tash. Tri komunat në Serbi vetë udhëheqja politike e Kosovës i ka fajet. I kanë mashtruar herë-herë...Pjesa më e madhe e kësaj popullate shqiptare është larguar nga vendet dhe pasuria e tyre dhe janë vendosur nëpër qendrat urbane të Kosovës. Njësoj është vepruar edhe me qytetarët e Kosovës përreth Kufirit të Berlinit, i ashtuquajtur që nga fundi i shek. XIX. Kjo ka ndodhur për neglizhencën apo qëllimisht nga politika e brendshme e Kosovës e ndoshta edhe Shqipërisë. Për këtë të fundit (brenda Kosovës), në disa lokalitete, për një rrugë që nuk u është ndërtuar janë lejuar që t'i lënë komplet fshatrat nga Malësia. Pra, krejt politika e brendshme është reflektuar edhe në atë të jashtme.

Dhe delegacioni i shqiptarëve të Kosovës, që sot duhet të ulet e të propozojë apo të miratojë, nuk është e qartë, çfarë do të paraqesin për ta pranuar Serbia dhe çfarë do të mund të pranonin nga Serbia.

Referencat e këtyre nga ulësja në vend, për lëshimet që mund t'i bëjë kryeministri me grupin e vet, të parët ata referuesit nesër do ta akuzojnë.

E mira e smirës, e asaj që ky grup nuk di se çka është biseduar deri më tash, ose nuk do të duhej ta dinte, do të pranonte të bisedonte, të paken për pranim reciprok, Serbia ta pranojë Kosovën shtet të pavarur, si dhe Kosova Serbinë pa ndryshim të kufijve. Të gjitha të tjerat do të mbeteshin për një takim tjetër më të zgjeruar, SHBA dhe BE. Ato të tjerat do të ishin: të pagjeturit, dëmet e luftës, mos përzierja me intriga në sovranitetin shtetëror, sukcesioni, sigurimi i pakicave dhe pasurisë së tyre, etj. E Propozimi më i mirë që del nga Kosova është - E para, dhe e fundit, pa prekur në kufijtë aktual dhe sovranitetin shtetëror mund bisedohet për një marrëveshje. Meqë Serbia e ka përgjegjësinë kryesore, atëherë, mendoj që ne nuk kemi pse ndjehemi inferior”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".