Kryeministri thotë se mori përkrahje nga Pompeo për normalizim të plotë të raporteve me Serbinë

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 10:49
Kryeministri thotë se mori përkrahje nga Pompeo për normalizim të plotë të raporteve me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti në vizitën e tij në Washington ka takuar edhe Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Hoti ka thënë se në takimin me Pompeon ka marrë urime nga ai për arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti ka thënë po ashtu se ka marrë mbështetje nga sekretari Pompeo për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

“Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)