Kryeministri flet në Amerikë edhe për investime në Brezovicë

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 11:15
Kryeministri flet në Amerikë edhe për investime në Brezovicë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se bashkë me ekipin është takuar me Kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, Adam Boehler, të cilit i kanë prezantuar projektet e miratuara në marrëveshjen me Presidentin Trump dhe projekte tjera zhvillimore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka treguar se projektet që do të përkrahen nga Korporata janë autostrada dhe hekurudha nga Prishtina deri në Merdare, si dhe fillimi i fizibilitetit të linjës hekurudhore deri në detin Adriatik në Shqipëri.

Në këtë takim, Hoti ka bërë me dije se është diskutuar edhe për Brezovicën.

“Përpos projekteve të miratuara në marrëveshje, u diskutuan edhe projekte tjera zhvillimore, si Brezovica dhe Stacioni Multimodal. Projektet e miratuara në kuadër të marrëveshjes, si dhe investimet e Korporatës MCC, në linjën e gazsjellësit dhe rrjetit të gazsjellësit në Kosovë, paraqesin projekte që do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për vendin”, ka shkruar Hoti.

 

Projekte madhore për Kosovën Së bashku me ekipin, kemi takuar Kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim...

Publiée par Avdullah Hoti sur Samedi 5 septembre 2020

(Kosova Sot Online)