Doli pozitiv me Covid -19, ky është spitali ‘hotel’ ku po kurohet Berlusconi

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 13:52
Doli pozitiv me Covid -19, ky është spitali ‘hotel’ ku po kurohet Berlusconi

Ish Kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili doli pozitiv për COVID-19 këtë javë, ka një infeksion të hershëm në mushkëri dhe ndodhet i shtruar në një spital në Milano. Alberto Zangrillo, një mjek i Spitalit San Raffaele, ku Berlusconi u mor në tratim herët gjatë ditës, u tha gazetarëve se rezultatet e testeve ishin optimiste për shërimin e ish-kryeministrit 83-vjeçar. Janë bërë publike gjithashtu pamjet nga spitali San Raffaele në Milano, ku struktura prej mbi 300 metrash katrorë ka nëntë dhoma dhe tri banjo.

Spitali është i pajisur edhe me wireless, parukier, estetist dhe shtyp ndërkombëtar. Këto janë disa foto që nga viti 2016, kohë kur Berlusconi u shtrua në spitalin San Raffaele dhe bëri një operacion në zemër.

(Kosova Sot Online)