Diskutimi i temës së kufijve të Kosovës me Serbinë i bllokoi për tri vite njohjet e reja për shtetin e Kosovës

Diskutimi i temës së kufijve të Kosovës me Serbinë i bllokoi për tri vite njohjet e reja për shtetin e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 05 September 2020 - 09:06

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Sikur që dihet, ka qenë Barbadosi shteti i fundit që me 15.02.2018, e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tani jemi duke lëvizur drejtë arritjes së vitit të tretë pa e fitua asnjë njohje të re. Nga ana tjetër kemi për këto vite humbje të njohjeve, duke humbur dhjeta njohje si pasojë e lobimit të shtetit serb për ti bindur disa shtete të vogla për tërheqjen e njohjeve, ngase edhe ashtu ato njohje ishin bërë me qëndrime të luhatshme karshi pavarësisë së Kosovës”.

-Periudha e bisedimeve të përfaqësuesve të dy shteteve, mes Serbisë dhe Kosovës e që temë kryesore ishin shkëmbimet e territoreve, e kishte një ndikim të madh të stagnimit të asaj fushate, madje edhe ndërprerjes së plote të njohjeve të reja të shtetit të Kosovës. Tani u bënë dy vjet e gjysmë, dhe gjasat janë që periudha e ngërçit diplomatik ta përmbyllë të plotë edhe vitin e tretë, që prej kur Republika e Kosovës ka pranuar njohjen e fundit ndërkombëtare, për faktin se ka edhe akordim zyrtar mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, që derisa të vazhdon dialogu të pezullohet lobimi për njohje të reja. Krejt kësaj i ka kontribuar situata që Kosova si shtet i ri në formim e sipër, edhe që e kanë njohur 116 shtete, ka një diplomaci të brishtë dhe ende nuk është e anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare, si në UNESKO, INTERPOL, e shumë tjera, e mbi të gjitha që Kosova duhet të rrugëtoj drejtë anëtarësimit në BE. E kur jemi tek BE-ja do të jetë sfidë serioze tejkalimi i dallimeve që kanë pesë shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. këtu kanë ndikim edhe politikat që janë udhëhequr me Serbinë, që deri më tani kanë qenë të gabuara, e që e kishin atë qëllim, që vetëm nëse vjen deri te njohja reciproke, edhe shtetet që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do e njihnin atë, dhe tërë politikat ndërkombëtare do të pozicionoheshin pozitivisht drejt hapjes së perspektivës për shtetin e ri të Kosovës, rreth anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare, deri në OKB.

Mirëpo tani ka ardhur koha që procesi përsëri të zhbllokohet dhe të ecet përpara, dhe pavarësisht kësaj variante, njohje të tjera do të ndodhin sepse prapa Kosovës, qëndrojnë shtete të forta mike, që kontribuuan në çlirimin dhe krijimin e Kosovës, sikur që janë SHBA, Anglia, Gjermania, Franca dhe e tërë BE që përmes intervenimit të NATO-se e çliruan Kosovën dhe sot jemi shtet i pavarur. Serbia duhet më në fund ti bindet këtij realiteti të krijuar sepse ajo akoma po zhvillon politika nacionaliste Millosheviqiane, dhe bënë çmos që Kosovës ti shkatërrohet, dëmtohet pavarësia, prandaj akoma edhe sot me kushtetutën e tyre, Kosova është si krahinë e tyre (Kosovë dhe Metohi). Fal miqve që na çliruan e që s’po na harrojnë asnjëherë, që tani edhe në këto momente Serbia dhe Kosova, janë të ftuara në Amerikë në bisedime për përfundimin e njohjes reciproke mes veti, dhe po ndodhi njohja reciproke, Kosovës i hapen të gjitha rrugët drejt BE-së dhe OKB-së”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".