Pesë të vdekur, 117 raste të reja dhe 131 të shëruar nga koronavirusi

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 15:06
Pesë të vdekur, 117 raste të reja dhe 131 të shëruar nga koronavirusi

IKSHPK në raportin 24-orësh njofton se kanë vdekur 5 persona, janë shënuar 117 raste  të reja dhe janë shëruar edhe 131 të tjerë.

 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 117 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

 

131 TË SHËRUAR DHE 117 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Samedi 5 septembre 2020

(Kosova Sot Online)