SHBA-të garanci e fuqishme e shtetësisë së Kosovës

SHBA-të garanci e fuqishme e shtetësisë së Kosovës
SHBA-të garanci e fuqishme e shtetësisë së Kosovës

Blerim Burjani

  • 05 September 2020 - 09:01

Shkruan: Blerim Burjani

“Vuçiq ishte gëzuar kur kishte pa se ishte heq nga dokumenti fillestar njohja e Kosovës, por ky nuk është fundi, pritet versioni i dytë i dokumentit për njohja reciproke i quajtur ecja para drejtë definimit dhe normalizimit të marrëdhënieve reciproke. Serbia mundë të gjendet para kapitullimit të dytë pas Milloshevicit në vitin 1999”.

-Dialogu po udhëhiqet plotësisht nga SHBA, dhe këtu po shihet që palës serbe hapësira e sjelljes politike do ti vij duke u ngushtuar. Njohja reciproke me këtë dinamik negociuese mund të ndodhë deri kah gjysma e tetorit. Sipas mendimit tim palët si hap të parë duhet ti njohin reciprokisht kufijtë e njëra tjetrës dhe hapi i dytë vjen njohja politike. Pra janë shkallët apo nivelet e negocimit. Ende nuk janë shuar shpresat plotësisht që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një "dokument të butë" për njohje reciprok.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".