Goditet nga tajfuni, Koreja Veriore kërcënon zyrtarët me ndëshkim për shkak të pasojave

  • E.K /
  • 05 shtator 2020 - 15:46
Goditet nga tajfuni, Koreja Veriore kërcënon zyrtarët me ndëshkim për shkak të pasojave

Koreja Veriore është zotuar se do t’i ndëshkojë zyrtarët lokalë për shkak pasojave që ka shkaktuar një tajfun në bregdetin lindor të vendit komunist.

Një gazetë e Partisë së Punëtorëve i fajësoi autoritetet në qytetin bregdetar, Wonsan, për dështim në përgatitje për Tajfunin Maysak dhe i akuzoi ato për mbajtje të qëndrimit të papërgjegjshëm.

Gazeta nuk tregoi se sa persona janë zhdukur, lënduar apo sa kanë vdekur, por shkroi se ka dhjetëra njerëz që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore, shkruan BBC.

Sipas kësaj gazete, pretendohet se zyrtarët lokalë kanë dështuar që t’i zbatojnë urdhrat e dhënë nga partia në pushtet.

Ka qenë e pamundur të vërtetohet nëse zyrtarët i kanë injoruar këta urdhra ose nëse ata janë duke u trajtuar në mënyrë të padrejtë nga partia në pushtet me qëllim të qetësimit të publikut.

Tajfuni Maysak shkaktoi dëme në Korenë Veriore vetëm një javë pasi vendi u godit nga një stuhi tjetër, Tajfuni Bavi.

Koreja Veriore është shumë e ndjeshme nga vërshimet për shkak të shpyllëzimit dhe infrastrukturës së dobët.

(Kosova Sot Online)