Ngarkonin kamionin me dru, tre persona kanosin me kaçavidë zyrtarin e zonave të mbrojtura

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 10:09
Ngarkonin kamionin me dru, tre persona kanosin me kaçavidë zyrtarin e zonave të mbrojtura

Kanosi me kaçavidë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjencinë e zonave të mbrojtura Elbasan, kapet dhe vihet në pranga nga policia 27-vjeçari.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i A.B., 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas, të akuzuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Të dyshuarit akuzohen rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjencinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.

Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.

Po në vijim të veprimeve policia shpalli në kërkim tre shtetasit, bashkëpunëtorë të shtetasit A.B., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan

Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

(Kosova Sot Online)