Kushtetuta e Kosovës e vitit 1990 ka 9 gabime drejtshkrimore në faqen e parë

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 10:54
Kushtetuta e Kosovës e vitit 1990 ka 9 gabime drejtshkrimore në faqen e parë

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, e ka publikuar një fotografi ku shihet faqja e parë e Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar më 7 shtator të vitit 1990. Në këtë faqe mund të vërehen nëntë gabime drejtshkrimore.

Nasuf Abdyli

1. Fjala e parë që nuk është shkruar në mënyrë të saktë është fjala “pjesëtarëve”, e cila ndodhet në rreshtin e dytë të dokumentit historik. Ajo është shkruar “pjesëtarueve”.

2. Një fjalë tjetër e shkruar gabimisht është fjala “popullit”, që në këtë dokument është e shkruar “populit”.

3. Fjala e tretë e shkruar në mënyrë të gabuar është mbiemri “shoqëror”, i cili është shkruar pa “ë” në dokument, “shoqeror”.

4. Një gabim tjetër vërehet te emri “qytetarit”, e shkruar gabimisht “qutetarit”.

5. Gabimisht në këtë dokument është shkruar edhe fjala “paqes”, që është shkruar me “ë”, “paqës”.

6. Nuk është shkruar si duhet as folja në kohën e kryer, “e ka shprehur”, që është shkruar “e ka shprehë”.

7. Mbiemrat në gjuhën shqipe shkruhen me shkronjë të vogël, por në këtë dokument, mbiemri “shqiptar” në togfjalëshin “Kombi shqiptar” është shkruar me shkonjtë të madhe, gabimisht.

8. Një gabim tjetër është te fjala “pavarësisë”, e cila është shkruar “pavarësë”.

9. Në fund të faqes, në vend se të shkruhet “KUSHTETUTËN”, në dokument është shkruar “KUSHTETURTEN”.

(Kosova Sot Online)