Përmendore për faqen e zezë Behxhet Pacollit në Beograd dhe në Kremlin, jo në trojet shqiptare

Përmendore për faqen e zezë Behxhet Pacollit në Beograd dhe në Kremlin,  jo në trojet shqiptare
Përmendore për faqen e zezë Behxhet Pacollit në Beograd dhe në Kremlin,  jo në trojet shqiptare

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 07 September 2020 - 07:46

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

“Përmendore duhet ngritur atje po në Moskë dhe në Beograd. Duhet ngritur atje, bile në Kremlin, për lidhjet me Borislavin, atë vëllain e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviqit, lidhjet me Mira Markoviqin-Millosheviq, gruan e Slobodanit, djalin e tij Mirkon, lidhjet me Borisav Jelcinin, që kishin mision anti kosovarizmin. Duhet të ngritët përmendore në Beograd dhe një por më shumë. Një në Dedinje,një në Kalimegdan,një te Hotel Nova Jugosllavia, një te rruga "FRANCUSKA NR.7", aty ku është çerdhja e Milan Komneniqit,Vasa Çubriloviqit, Dobrica Qosiqit, Ivo Andriqit, Jovan Cvejiqit, sepse më besoni se e meriton”.

-Është vërtetë e madhe se gjysmë analfabeti, matrapazi, dallaverxhiu, Behgjet Pacolli, është xhambaz i njohur dhe këtë zejen e këtij matrapazi dhe xhambazi e quajnë biznesmen. Ky xhambaz i faqes së zezë dihet se i ka përfitimet duke ngrënë djersën e punëtorëve, dhe duke i degdisur përgjithësisht nëpër vendet e Kaukazit. Ky xhambaz ka pasur edhe disa procese gjyqësore dhe është sorollatur nëpër disa gjykata, jo në Kosovë,por në disa vende tjera të Evropës. Ky xhambaz i faqes së zezë, në këtë kohe që si thonë nga anët e mia atje në Zhur të krahinës së Lumes :"Fukarallëku të çon në derën e hasmit", e shfrytëzon këtë dhe ky qelbësirë i merre si sebepe dhe derdhe para prapë e mbarë për të larë gjynahet. Ky dallaverxhi dhe matrapaz edhe 770 herë me shkue në Meke, nuk mundë t´i lanë gjynahet sepse është i përlyer deri në fyt. Mundë të ketë para dhe byrytet edhe me Bromoviqin, po, po, mundë të byrytet, por nuk i ka dy fije mend në fiqir përpos dallavere dhe interesave të tija personale. Shikoni se si dalldiset se i paskan ngritur përmendore. Po, e pyesim publikisht këtë qelbësirë dhe jashtëqitje shqiptare: Kujt i ngritët përmendore dhe përse? Ç´është e vërteta duhet ngritur përmendore se e meriton, po shtrohet pyetje ku dhe përse? Ky matrapaz dhe dallaverxhi e meriton një përmendore dhe jo më pak se 110 metra të lartë dhe jo përmendore do si do, por përmendore prej arit, në Moskë dhe në Beograd, dhe përse në këto dy qytete,mund të pyet dikush? Askush të mos mendoj se unë aludoj në zonjën Masha, gruan e Pacollit. Mos e bëjë i Madhi Zot, se nuk preket në familje se është e shenjtë dhe se jam burrë nga krahina e Lumes dhe i dijë zakonet dhe adetet or ti mik!

Eh, do pyeste dikush përse këtu dhe çka janë këta emra? Ata që janë marr denbabaden me atdhetarizëm e dinë se kush janë kriminelët, tradhtarët dhe ku janë strehuar dhe ku kanë bërë sallamadi, dyzen ahengu me pjata të Kremlinit, ku është thyer pogaçe atje te "Sava Center", ku janë cakërruar gotat që vranë me tanke e avion edhe atë pak autonomi që kishte Kosova.

Dhe, ky xhambazi, ky shpirtshitur, ishte në Beograd dhe takohet me kryekriminelin e Serbisë fashiste që bëri kasaphane në Kosovë, dhunoi, plaçkiti, e dogji jo vetëm tokën e Kosovës por dogji edhe njerëzit e gjallë, të gjallët i futi në frigorifer bagëtish deri kur ju zu fryma dhe i hodhi në ujin akull të lumenjve Sava e Tisa, dhe as qa vrau mendjen ky dilinxhi dhe u ul gju më gju me kryekriminelin Slobodan Millosheviq, bile zgërdhihej me atë fytyrën si kur t´ia hanë jo më pak se 110 grenza i tha kështu publikisht dhe origjinal:"Kosova ne moze bez Srbije", Behxhet topuzi me ufull, a është e vërtetë kjo apo nuk është? Fol, edepsëz po të pyes publikisht? Pastaj ne do flasim se sa e sa të zeza i ke bërë Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi. Po, ti more qelbësirë i ke gjetur atë shtresën më të këputur edhe për gojën e bukës dhe thonë Pacolli neve na ndihmon!!!Po, po ka të atillë që përveç grazhdit asgjë tjetër nuk i intereson. Lidhjet e tua antishqiptare kanë tradita të moçme antishqiptare dhe po të bëjmë pyetjen tjetër: Cilat ishin lidhjet tua me qenin plak Josip Broz Tito, sepse ishe ti si njeri i besuar i tij. Behxhet topuzi me uthull, ti e din se për të hyrë deri në shtëpinë e qenit plak Titos nuk ka mundur çdo kush apo jo? Fol Behgjet topuzi, ama fol publikisht. Se te shqiptarët nuk u pranonin në punë as pastrues te dera e spitalit, sepse duhej vërtetimi se a je i përshtatshëm ideo-politikisht? Dhe, ti edepsëz si hyre deri atje. Por, Behxhet taravoli thotë se atje ka qenë "KROJAÇ" i tij,apo si e thua ti ndryshe për model, Ehu, more taravopl se më shkaktove të qeshura. Po, kush i ka fajet për ty?

Behxhet zeza, për ty e dinë të gjithë se kush ishe dhe lidhjet me Rusinë Carisate dhe me qenin plak Titon dhe kryekriminelin e Evropës, Slobodan Millosheviqin, po, bëhu njëherë burrë dhe rrëfeu për të vërteten dhe ç´janë këto fjalë kur thua se "Kosovo ne moze bez Srbije-Kosova nuk mundet pa Serbinë" dhe nuk ta preu fare fiqiri more edepsëz dhe hiqesh cub kinse nuk të njohin biografinë tuaj!? Mos, ore edepsëz se gaboni rëndë dhe erdhe në Kosovë se kishe para të Kremlinit dhe i bleve këta krye banditë,këta krye vagabondë, këta krye hajna. Dhe, ti do pyesësh për kë e kam fjalën? Po, ne të tregojmë hapur. Fjalën e kam për të gjithë ata krye banditë dhe krye hajna që të afruan ty poste. O Zot, se çka bënë këta krye banditë të bandave politike dhe krye vagabondë të veshur ne xhaketën e shtetit, dhe shih për këtë, ky xhambaz shkoi në Afrike i bleu disa që të pranojnë Kosovën shtet dhe më vonë ata i ranë pishmanit dhe u larguan duke e lënë këtë xhambaz për faqe të zezë. Pra, të gjithë ata krye banditë shkuar krye banditëve do mbajnë përgjegjësi që të afruan për para dhe jo për aftësi se e dinë të gjithë që je torongop dhe kokë qypi. Pra të gjithë ata idiot e shkuar idiotëve do e mbajnë përgjegjësinë që të prunë nga Slobodan Millosheviqi, Boris Jelcini dhe të futen në Gjirin e Kosovës pa meritueshëm dhe pyesim përse këta idiotë shkuar idiotëve nuk të morën në konakun e tij dhe të lush çyçek. Se vërtetë është kështu, kjo që po e them se krye banditët, krye hajnat,krye idiotët të veshur në xhaketën e shtetit përse tani heshtin? Unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, të tregoj se përse heshtin? Heshtin se këtyre kryeqenëve me dy këmbë, këtyre kryebanditëve dhe krye hajnave ja ke zënë bishtin me derë se ia ke mbushur grazhdin dhe këta hanë si të ishin gomar. Prandaj, heshtin këta qenë me dy këmbë dhe nuk lehin sertë se nuk guxojnë, mundohen të lehin si qen, por si qentë e rrahur kur lehin pas hënës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".