Organizuan ndejë për zbulimin e gjinisë së foshnjës, i dogjën malet

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 11:29
Organizuan ndejë për zbulimin e gjinisë së foshnjës, i dogjën malet

Sipas Departamentit për Pyje dhe Mbrojtje nga Zjarri në Kaliforni, një zjarr i madh në pyjet e këtij vendi është shkaktuar nga një mjet piroteknik, i cili u përdor gjatë një ndeje të organizuar për zbulimin e gjinisë së foshnjës që ende nuk është lindur.

Autoritetet thanë se zjarri është shkaktuar nga një mjet piroteknik që përdoret për të bërë tym.

Kjo pajisje është përdorur gjatë një ndeje, ndërsa zjarri kishte filluar të përhapet të shtunën në mëngjes, shkruan The Guardian.

“Me kushte të thatësisë dhe mot kritik për zjarre, nuk nevojitet shumë për t’u nisur një zjarr në natyrë. Ata që janë përgjegjës për ndezje të zjarrit për shkak të neglizhencës apo aktiviteti ilegal mund të mbahet përgjegjës në aspektin financiar dhe aspektin kriminal”, thuhet në deklaratën e kësaj agjencie.

(Kosova Sot Online)