Daciq thotë se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpi të Bardhë është e rëndësishme për pozicionin e shtetit serb

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 11:49
Daciq thotë se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpi të Bardhë është e rëndësishme për pozicionin e shtetit serb

Liderët në Serbi vlerësojnë se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpi të Bardhë është e rëndësishme për pozicionin e shtetit serb.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se marrëveshja ekonomike nga Uashingtoni është një marrëveshje e rëndësishme për Serbinë dhe pozicionin e saj ndërkombëtar dhe se ajo duhet të përdoret me mençuri.

Ai deklaroi se  “jemi “mjeshtër” të krijimit të problemeve për veten tonë dhe përqeshjes me diçka që shumë vende vetëm mund të ëndërrojnë, dhe kjo është se Shtetet e Bashkuara kanë interes të marrin pjesë në zgjidhjen e çdo lloj problemi”, raporton Tanjug.

(Kosova Sot Online)