Punëtorët e çerdhes në Malishevë rezultojnë negativ në testin për COVID 19

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 12:09
Punëtorët e çerdhes në Malishevë rezultojnë negativ në testin për COVID 19

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të drejtorëve të Komunës së Malishevës, që është udhëhequr nga kryetari i komunës, Ragip Begaj.

Në njoftimi e komunës thuhet se Begaj ka kërkuar raportim nga së cili drejtor për punët e kryera, projektet të cilat janë në vazhdim si dhe të procedohet më projektet të reja të cilat janë të planifikuara.

Drejtori i drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, njoftoi se sot, fillon me procesin e punës Çerdhja” Zërat e Ëmbël”, në Malishevë, pasi tërë punëtorët kanë rezultuar negativ pas testit të bërë për COVID-19, ai  vazhdoi me raportim se janë të përgatitur, me tekste shkollore,  maska dhe dezinfektant edhe për fillim të mësimit në institucionet publike shkollore, si dhe për së cilin variant që mund të na paraqitet në vijim të procesit mësimor.

Nga Inspektorati, drejtori, Dibran Kastrati tha se janë në inspektim të vazhdueshëm të të gjitha lokaleve biznesore dhe në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, mbikëqyrim zbatimin e masave anti- COVID- 19 se si po zbatohen, kjo punë do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim, e nga Drejtoria e Adminstratës, drejtoresha, Besarta Kryeziu- Ramaj, raportoi se  ka bërë furnizimin me materiale të zyrave tërë administratën dhe ka efikasitet në punë për t’u shërbyer qytetarëve për kërkesat e tyre.  Valon Mazreku, nga drejtoria, Për Buxhet e Financa vlerësoi se po punojnë  në përgatitje  për buxhetin e viti 2021, që të jenë në linje kohore me afatin ligjor, ndërsa nga Urbanizimi, drejtori, Ahmet Morina, tha se planifikimet e parapara të projekteve, në rrugë, ndriçim, kanalizime, në sektorin e sportit dhe shumë projekte tjera, po realizohen dhe në ditët në vijim, vazhdojmë me projektet tjera, këtu edhe  drejtor i DKRS,  Rexhep Mazreku, foli për 5 projektet që janë brenda viti 2020 dhe projektet për vitin e ardhshëm, kurse Hafir Rexha, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se situata është e menaxhushme dhe jemi në koordinim të plotë me kryetarët e fshatrave për nevojat e qytetarëve, e Liridon Hoti, nga Drejtoria e Shëndetësisë, theksoi se punët në  QKMF-, përkatësisht sektori i urgjencës është në përfundim e sipër, pritet edhe inventarizimi i saj, kurse, jemi mirë të furnizuar me maska dhe dezinfektan si dhe situatën e kemi mirë të menaxhuar, nga COVID-19. Dhe në fund Bashkim Krasniqi, nga Drejtori për  Gjeodezi dhe Kadastër, raportoi për disa kërkesa rreth shpronësimeve të reja.

Në fund  u kërkuan të jenë edhe më efikas në realizim të detyrave dhe projekteve, pasi jemi në katër mujorin e fundit të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)