Kandic mesazh Dritan Abazovicit: Kujto çfarë bëri Djukanovic për shqiptarët

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 07:58
Kandic mesazh Dritan Abazovicit: Kujto çfarë bëri Djukanovic për shqiptarët

Natasha Kandic, drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare nga Serbia, iu drejtua në mënyrë kritke Dritan Abazovicit, udhëheqës i koalicionit “Bardh e Zi”, njeriut që po bëhet shkak që në Mal të Zi të vijnë në pushtet forcat pro-serbe, se çka përfaqëson për shqiptarët Milo Djukanovic, duke dalë hapur në mbrojtje të këtij të fundit.

“Dritan Abazovic duhet ta dijë që Milo Djjukanovic priti mbi 100,000 shqiptarë në 27 dhe 28 mars 1999, të cilët u dëbuan nga forcat serbe nga Peja dhe fshatrat përreth.”

Dhe më pas, Kandiç shtoi:

“Dritan Abazovic është i pamatur…”. Kandic i bëri këto komente në rrjetin social Twitter.

(Kosova Sot Online)