Dyshohet për të infektuar me COVID-19, pezullohen shërbimet për vula apostile në Mitrovicë

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 10:56
Dyshohet për të infektuar me COVID-19, pezullohen shërbimet për vula apostile në Mitrovicë

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile në Mitrovicë.

Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula apostile.

“Qytetarët e komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)