Latifi: Lajm tejet i dhimbshëm humbja e jetës së dy bashkëqytetarëve nga Rahoveci

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 11:33
Latifi: Lajm tejet i dhimbshëm humbja e jetës së dy bashkëqytetarëve nga Rahoveci

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që vdiqën në një aksident komunikacioni në Arllat të Drenasit.

“Lajm tejet i dhimbshëm humbja e jetës së dy bashkëqytetarëve nga Rahoveci, Besim Hoxha dhe Milaim Tara, në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmë në Arllat. Është një ditë e rëndë për të gjithë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e tyre!, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Aksidenti që ndodhi mes një kamioni dhe një kamionete la të vdekur dy persona, teksa shkaqet nuk janë bërë ende të ditura.

Policia po merret me rastin.

(Kosova Sot Online)