Edhe një shtet tjetër premton vendosjen e ambasadës në Izrael pas Kosovës e Serbisë

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 12:36
Edhe një shtet tjetër premton vendosjen e ambasadës në Izrael pas Kosovës e Serbisë

Presidenti i ri i Malavi, Lazarus Chakwera, të shtunën, njoftoi se planifikon të hapë zyrë diplomatike në Jerusalem.

Premtimi i tij pason deklaratat e bëra nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë,  të premten.

Chakwera, një evangjelist, i cili u përurua si president i kombit të Afrikës së Jugut, më 6 korrik, njoftoi një seri reformash që do të përfshinin azhurnimin e Ministrisë së Jashtme të vendit dhe rrjetit të saj të ambasadave në të gjithë botën.

Deri më tani, Malavi – një vend kryesisht i krishterë me 21 milionw banorë – nuk ka asnjë ambasadë në Izrael. Ambasadori jorezident i Izraelit në Malavi, Oded Joseph, është i vendosur në Nairobi, Kenia.

Nëse Chakwera përmbush premtimin e tij, Malavi do të ishte vendi i parë afrikan që do tw hapte një zyrë diplomatike në Jeruzalem.

Deri më tani, vetëm SH.B.A. dhe Guatemala operojnë ambasada të plota në Jeruzalem. Një numër vendesh kanë hapur misione tregtare, mbrojtëse ose kulturore në qytet, duke përfshirë Brazilin, Australinë, Hungarinë dhe Hondurasin.

Të premten, Serbia dhe Kosova njoftuan papritur synimin e tyre për të hapur ambasada gjithashtu në kryeqytet, në kontekstin e një marrëveshjeje të normalizimit ekonomik dypalësh të ndërmjetësuar nga administrata e SHBA.

(Kosova Sot Online)