Brenda një nate në Amerikë, temperaturat nga 32 bien në minus

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 11:06
Brenda një nate në Amerikë, temperaturat nga 32 bien në minus

Vera është ndërprerë në disa pjesë malore të SHBA-ve, ku temperaturat që kishin arritur në mbi 32 gradë Celsius kanë rënë në minus brenda 24 orëve, e erërat e ftohta nga Kanadaja sollën borë dhe stuhi në disa shtete.

Erërat e forta kanë shkulur me rrënjë pemët, e ortekët e borës që kanë mbuluar dhjetëra rrugë, ka bërë që mijëra banorë dhe kompani të ngujohen dhe të mbesin edhe pa energji elektrike.

Por temperaturat e ulëta janë duke ndihmuar në fikjen e zjarreve në Colorado dhe Montana, ku qytetarët janë rrethuar nga vatrat e zjarrit dhe janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

E temperaturat ekstreme të larta dhe ajri i nxehtë kanë goditur gjatë vikendit Kaliforninë dhe pjesë të Paqësorit në veriperëndim. Në anën tjetër, borë ka rënë në Colorado, Montana dhe Wyoming.

(Kosova Sot Online)