
Lexoni edhe:
Bashkimi i Vjosa Osmanit me VV-në fuqizon krahun reformator në skenën politike të Kosovës
Gazeta e njohur hebreje Jerusalem Post ka njoftuar se njohja e Kosovës nga Izraeli do t’i tensionojë raportet me Serbinë, edhe pse kjo është pjesë e marrëveshjes që dy vendet e Ballkanit kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, duke e cituar një burim të afërt me Presidentin e Serbisë.
“Serbia nuk do të çojë ambasadën e saj në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si një shtet të pavarur” ka thënë ky burim për Jerusalem Post, që është i njohur me detajet e marrëveshjeve në Washington.
“Ky hap do t’I dëmtojë relacionet e afërta ndërmjet Izraelit dhe Serbisë që nuk do të jenë më kurrë të njëjta. Kjo është kaq e thjeshtë” ka thënë zyrtari që e ka cituar Jerusalem Post.
(Kosova Sot Online)