Podujevë: Dy persona e rrahin keq një të mitur, arrestohen nga Policia

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 11:22
Podujevë: Dy persona e rrahin keq një të mitur, arrestohen nga Policia

Dy persona gjatë ditës së djeshme janë arrestuar në qytetin e Podujevës. Të njëjtit e kishin rrahur një person të moshës së mitur duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Rr. Salih Çeku, Podujevë 08.09.2020-13:45. Pas një mosmarrëveshje ne mes të  tre personave meshkuj kosovarë, ka ardhur deri te një rrahje ku dy të dyshuarit e kanë rrahur viktimën të mitur me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe personat e përfshira në rrahje janë intervistuar, dy prej tyre në cilësinë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)