Haziri godet VV’në që po kërkon rrëzimin e Hotit: S’është hera e parë që bashkëpunojnë me PDK’në

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 12:46
Haziri godet VV’në që po kërkon rrëzimin e Hotit: S’është hera e parë që bashkëpunojnë me PDK’në

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar sot mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Kreu i Gjilanit, pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun tha se nuk është hera e parë që partia e Albin Kurtit ka bashkëpunuar me PDK’në.

Haziri ka thënë se LVV kishte bashkëpunuar me PDK’në edhe në vitin 2017-të.

Ai thotë se javëve të fundit kabineti është duke kryer punën e saj më mirë.

“Nuk është hera e parë, VV ka bashkëpunuar me PDK’në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzu Isa Mustafën, unë besoj shumë që është çështje e tyre, kabineti po e kryn punën e vet në mënyrën më të mirë javët e fundit dhe stabiliteti varet me angazhimin në Kuvend”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)