Njohja e Kosovës në rend ditë të Presidencës boshnjake më 17 shtator

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 13:18
Njohja e Kosovës në rend ditë të Presidencës boshnjake më 17 shtator

Në Sarajevë pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnës nga Tel Avivi në Jerusalem pas seancës së rregullt së Presidencës që do të mbahet më 17 shtator

Në këtë takim do të diskutohet kriza e emigranteve në Bosnjë e Hercegovinë dhe situata epidemiologjike  atje.

Po ashtu në agjendë do të jetë edhe kërkesa e Miorad Dodik që Bosnja t’I bashkohet iniciativës për Minishengenin.

Dodik dje ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që Bosnja të lëviz ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Të njëjtin ditë, anëtari kroat i Presidncës së Bosnjës ka kërkuar një seancë tjetër ku do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)