LDK-ja tashmë e shterpëzuar po dekompozohet ideologjikisht dhe politikisht

LDK-ja tashmë e shterpëzuar po dekompozohet ideologjikisht dhe politikisht
LDK-ja tashmë e shterpëzuar po dekompozohet ideologjikisht dhe politikisht

Skender Kapiti

  • 09 September 2020 - 13:12

Shkruan:Skënder Kapiti

“LDK aktuale, kjo që ka mbetur e që tkurret edhe me tepër, vetëm Parti politike nuk mund t’i thuhet, ajo do të përfundojë si një shoqatë e atyre të cilët vetëm sa e kanë vjelë dhe shfrytëzuar LDK-në për interesa personale, ajo është tashmë një limon i shtrydhur dhe se tradhtia politike, korrupsioni dhe hajnia e kanë gërryer thellë”.

-LDK tashmë është konsumuar aq shumë sa që nuk prodhon por as nuk mbron dot më as ideologji, as alternativë politike dhe madje as nuk mund të fabrikojë më as gënjeshtra dhe as nuk mund të mashtrojë dhe as të spekulojë më as me të kaluarën historike të LDK-së. LDK-ja e Kosovës po përfundon si Partia e Punës së Shqipërisë. Ky fat dhe ky përfundim po i vjen tani përfundimisht LDK-së, sepse kështu përfundojnë dhe dështojnë partitë politike autokratike dhe të kalbura nga korrupsioni. LDK-ja tashmë është konsumuar tërësisht dhe politikisht, sepse nuk ka se çfarë të japë e as nuk ka se çfarë të mashtrojë më tutje. Alternativa e vetme brenda saj për ta ripërtërirë LDK-në ishte Vjosa Osmani, por LDK-ja e kapur nga shtriganët e përjashtuan atë nga postet drejtuese. LDK-ja de fakto është shndërruar në një filial korruptiv dhe patericë e Hashim Thaçit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".