Ç'do të ndodhë sot në orën 11:00 në Gjermani

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:04
Ç'do të ndodhë sot në orën 11:00 në Gjermani

Sot (e enjte 10 shtator) në orën 11:00 kudo në Gjermani do të hapen të gjithë alarmet e mundshme. "Dita ndërkombëtare e alarmit" do të bëhet për qëllime testimi dhe kudo njerëzit do të shohin dhe dëgjojnë zhurmat e tyre në të njëjtën kohë.

Gjermanët perëndimor, që i kanë kaluar të 40-at e kujtojnë zhurmën e sirenave të alarmit. Asokohe, gjatë Luftës së Ftohtë ai tingull do të dëgjohej në rast se diku pranë lagjjes kishte rënë zjarr. Të gjithë do të zgjoheshin, zjarrëfikësit të parët dhe secili do të bënte punën e tij.

Dikur, shpërthimi i alarmeve për qëllime testimi ishte edhe më i frikshëm se ky që do të ndodhë sot. Zhurmat e tyre sot do të ndryshojnë hera herës, me tone të ulëta dhe të larta, në një kohë fare të shkurtër. 

Pavarësisht kësaj, situata sot, dekada më vonë është krejt ndryshe. Berlini nuk mbështet vetëm tek sistemet e alarmit për t'i shpëtuar rreziqeve. Kryeqyteti gjerman, që është gjithashtu vendi më i madh atje me rreth 3,7 milionë residentë, ka mënyra të tjera për të paralajmëruar një situatë rreziku. 

Sot, NINA (një aplikacion paralajmërues) do të fiket vetë nëpër telefonat që ka qenë instaluar më parë.

Në 11:00 njerëzit do t'i duhet të ndërpresin pak aktivitetet e zakonshme sepse do të shpërqëndrohen nga testi i alarmeve, por ekspertët njoftojnë se nuk ka asnjë efekt negativ tek populli.

(Kosova Sot Online)