Aksident i rëndë në Prishtinë, njëra nga veturat bie te shinat e trenit, tre persona të lënduar

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 09:33
Aksident i rëndë në Prishtinë, njëra nga veturat bie te shinat e trenit, tre persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tirana në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Në aksident ishin të përfshira tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo po ashtu tha se me rastin tashmë po merren njësitë e trafikut.

(Kosova Sot Online)