Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi ish të dashurën

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:21
Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi ish të dashurën

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht ish të dashurën.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, të martën rreth orës 20:00.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.

Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)