Vuçiq i raporton Putinit për marrëveshjen e nënshkruar në Washington

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:25
Vuçiq i raporton Putinit për marrëveshjen e nënshkruar në Washington

Presidenti Aleksandar Vuçiq bisedoi në telefon me presidentin rus Vladimir Putin këtë mëngjes. Kështu ka bërë të ditur Tanjug duke iu referuar burimeve të saj diplomatike.

Kjo është biseda e parë midis liderëve të Serbisë dhe Rusisë pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Uashingtoni.

Dje, presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka realizuar një bisedë-telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo u bë e ditur në një publikim në rrjetin social Tëitter, në faqen zyrtare të presidencës turke.

Në të njëjtin njoftim theksohet se Erdogan ka biseduar me presidentin Thaçi, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Janë diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat që synojnë forcimin e marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe Turqi-Serbi. Presidenti Erdogan u pajtua me Presidentin Thaçi dhe Presidenti Vuçiq për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konsultave për çështje bilaterale dhe regjionale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Erdogan pati reaguar pas njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Ditë më parë Thaçi tha se është në kontakt me presidentin turk, Erdogan dhe se kjo njohje s’do ta cenojë partneritetin miqësor e vëllazëror me Turqinë.

Për dallim nga Thaçi, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sonte hapur deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me presidentin turk Erdogan, por që sipas tij njohjet e shtetit të Kosovës nga vendet arabe janë të mirëseardhura dhe mjaftë të nevojshme.

(Kosova Sot Online)