Ndahen 1.5 milionë euro donacion për IKSHPK’në për blerjen e testeve PCR

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:33
Ndahen 1.5 milionë euro donacion për IKSHPK’në për blerjen e testeve PCR

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për blerjen e testeve PCR për nevojat e IKSHPK’së.

Zemaj ka thënë se ky donacion është një kontribut i vlefshëm për rritjen e fuqisë diagnostikuese.

“Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare”, ka thënë Zemaj.

 

Donacioni i rradhës na vjen nga Soros. Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për...

Publiée par Armend Zemaj sur Jeudi 10 septembre 2020

(Kosova Sot Online)